Çeçenët që luftojnë kundër Rusisë në vijën e fronit në Ukrainë

“Nëse rusët më kapin do të më torturojnë, nuk do të ketë shkëmbim të burgosurish me mua”, thotë ushtari çeçen i cili po lufton përkrah ushtrisë ukrainase në vijën e frontit.

Disidenti 33 vjeçar, një refugjat i cili gjendet në Poloni prej afro dy dekadash, u bashkua gjatë prillit me batalionin e Sheikh Mansur. Ky njësit i cili u themelua në vitin 2014 pas aneksimit rus të Krimesë, në shumicë përbëhet nga veteranë të luftërave çeçene.

Ky njësit ka marr emrin e komandantit çeçen të shekullit 18-të, i cili luftoi ndaj ekspansionit rus në Kaukaz, e kjo bënë që t’iu rikujtojnë rusëve se fushata për pavarësinë e Çeçenisë nuk është diçka e re.

Disa qindra burra me kokë të rruar dhe me mjekër të gjatë ashtu si Islami kanë dalë vullnetar në ndihmë të Ukrainës ndaj agresionit rus.

Islam nuk tregoi numrin e saktë as të ushtarëve në këtë batalion, e as vendin se ku ata janë të stacionuar.

Ai dëshiron që të mbajë të fshehtë identitetin e tyre për shkak të frikës së hakmarrjes ndaj familjeve të tyre në Çeçeni. Kjo për shkak se në anën rusëve ka shumë luftëtarë çeçen, më saktë në njësitin e njohur si “Njësiti i Kadriovitëve”, të cilët njihen për reputacionin e tyre djallëzor. 


Go to TOP