Tenistja ruse e ndërron nënshtetësinë për të marrë pjesë në Wimbledon

Tenistja ruse Natela Dzalamidze, e ka ndryshuar shtetësinë.

Arsyeja se pse e ka shtyrë ta ndërmarrë një veprim të tillë është që ta shmangë ndalimin për të marrë pjesë në turneun e Wimbledonit.

Sipas CNN kërkesa e Dzalamidze, për të marrë shtetësinë e Gjeorgjisë është miratuar nga zyrtarët e tenisit, përcjell Klankosova.tv

Kjo do t’i japë asaj të drejtë të luajë në Wimbledon javën e ardhshme.

29 vjeçja renditet e 43-ta në botë. Ajo garon në çift.

Gara e cila fillon më 27 qershor për partnere do të ketë tenisten nga Serbia, Aleksandra Kruniq.

Ajo tashmë zyrtarisht figuron si teniste nga Gjeorgjia në faqen zyrtare të WTA-s.

Go to TOP