Komuna e Suharekës ia ndau 80 mijë euro Ballkanit, Qeveria ia bllokon

Komuna e Suharekës, ndau 80 mijë euro për skuadrën e futbollit, Ballkani, meqë është shpallur kampion për sezonin 2021-2022.

Por, këto mjete skuadra suharekase nuk do mund t’i shfrytëzojë, pasi Qeveria e Kosovës i ka bllokuar, njofton Klankosova.tv.

Kështu thuhet në reagimin e këtij klubi, të cilat janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këtë vendim.

Më poshtë mund të gjeni reagimin e plotë të Ballkanit:

REAGIM

I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finaciare, për të përkrahur klubin tonë në rrugen Europiane,

Me keqardhje iu njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt.

Jemi thellësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë .

Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkani marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.

Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjerë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë.

Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë, asnjë teke ose tentim i indvidit apo grupit të individëve nuk mund të na ndal nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.!

Krenar me Suharekën tonë

Go to TOP