Zelensky: Shqipëria dhe Mali i Zi mbështesin shtetin tonë në statusin si kandidat për BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kanë miratuar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës e mbështesin Ukrainën në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE.
“Në deklaratë thuhet se duhet të merren vendime politikisht të guximshme në samitin e ardhshëm të BE-së për të gjitha vendet tona në rrugën e tyre evropiane, për hir të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit”, thuhet në postimin e Abazoviqit në Twitter.
Together with @ediramaal and @DKovachevski, we adopted today a Joint Statement whereby we support #Ukraine️🇺🇦 in getting the candidate status for membership in the #EU🇪🇺.@ZelenskyyUa pic.twitter.com/OcPpHVvm7n
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 15, 2022
Kryeministrat Rama dhe Abazoviq kanë takuar pasditen e 15 qershorit, presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Dy kryeministrat shqiptar pas takimit me Zelenksyn kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.
“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin ofrimin e shtetit tonë të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë europiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë mundësi të njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazović faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive”, tha Zelensky.
Rama ka publikuar në rrjetin Facebook një video nga Takimi me Zelenskyn.
Ata kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev, paraditen e sotme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministrat Dritan Abazoviq dhe Edi Rama shfaqen të rrethuar nga forca të shumta të sigurisë teksa vizitojnë qytetin e Borodiankas në afërsi të Kievit.
“Menjëherë pas mbërritjes sonë, vizituam qytetin e Borodiankas, një qytet i shkatërruar në fillim të pushtimit. Jemi dëshmitarë të shkatërrimit të shkaktuar nga lufta. Ne lutemi për paqe së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe i qëndrojmë pranë qytetarëve të Ukrainës,” shkruhet në postimin e Abazoviq në Twitter.
Odmah nakon dolaska posjetili smo #Borodianka, grad koji je razoren na početku invazije. Svjedočimo paklu ratnog razaranja. Zajedno sa @ediramaal molimo se za mir i stojimo čvrsto uz građane #Ukraine🇺🇦. pic.twitter.com/Y5fIlrmCuo
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 15, 2022
Në një postim tjetër në Twitter, kryeministrat e dy shteteve të Ballkanit shihen duke vizituar edhe qytetin e Irpinit.
“Ne vizituam qytetin Irpin, ku u shkatërruan 1100 familje. Shumica e qytetarëve u larguan nga shtëpitë e tyre, infrastruktura u rrënua …Ne simpatizojmë Ukrainën për humbjen e shumë jetëve dhe vuajtjeve që po kalojnë prej muajsh. Paqja është e paçmueshme”, shkruan Abazoviq.
Posjetili smo i grad #Irpin gdje je 1100 domaćinstava razoreno. Građani su dominatno napustili svoje domove, infrastruktura je uništena… Saosjećamo sa Ukrajinom zbog brojnih gubitaka života i patnje kroz koju prolaze mjesecima. 🇲🇪❤🇺🇦
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 15, 2022
Mir nema cijenu 🙏@ediramaal pic.twitter.com/mXeBNRRwTY
Abazoviq dhe Rama janë liderët e parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që zyrtarisht e vizitojnë Ukrainën, e cila po përballet me agresion ushtarak nga Federata ruse që nga 24 shkurti.
Ata gjatë ditës do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar më 12 qershor se kreu i saj, Abazoviq, ka pranuar ftesën e Zelenskyt.
Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi.
Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin, duke e ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike. Ukrainën, ndërkaq, është duke e ndihmuar me armatim.
Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka mbajtur një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, më 3 maj. Duke folur përmes video-lidhjes, ai ka kërkuar nga ky vend që t’i mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.
