Zelensky e pranon që forcat ukrainase po pësojnë humbje në Severodonetsk
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat e Ukrainës janë duke përjetuar humbje të dhimbshme në Severodonetsk.
Në këtë qytet – që është kyq për kontrollimin e Lindjes së Ukrainës, është duke u luftuar që një muaj intenzivisht.
Tashmë, forcat ruse e kanë kontrollin e shumicës së territorit të këtij qyteti, raporton Al-Jazeera.
Ditë mëparë, Zelensky kishte deklaruar se beteja për Severodonetsk do të vendoste për fatin e Lindjes së Ukrainës.
Rusia veç ka pushtuar 20 për qind të territorit ukrainas.
