Chris Doran dhe Linda Zeqiri fitues të turneut të seniorëve ‘Lidhja e Prizrenit’
Në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren u zhvillua turneu tradicional i seniorëve “Lidhja e Prizrenit” i organizuar nga FPPK dhe klubet Kpp Lidhja e Prizrenit dhe Kpp Liria dhe nën patronatin e Komunës së Prizrenit. Ndeshjet u zhvilluan në kushtë të mira organizative dhe në një frymë sportive.
Në kategorinë e femrave në gjysmëfinalen e parë u takuan dy bashkëlojtaret e klubit Drita, Linda Zeqiri dhe Alma Mehmeti ku vetëm pas 5 setave të luajtur Linda arriti të fitoj me rezultat 3-2. Poashtu edhe në gjysmëfinalen e dytë u zhvillua ndeshje e fortë ku u takuan Shega Hashani dhe Lenë Osmani ku në fund triumfoi Shega me rezultat të ngushtë 3-2. Në finale Linda Zeqiri me përvojën e saj arriti ta mposhtë Shega Hashanin me rezultat 3-1 kështu për ta rikthyer titullin e kampiones të këtij turneu.
Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe anglezi Chris Doran i cili arriti të fitoj edhe kësaj radhe me rezultat 3-1. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan dy bashkëlojtarët e ekipit prizrenas “Lidhja e Prizrenit”, Blend Hajdari dhe Fatih Karabaxhaku i cili pas një ndeshjë të fortë arriti të fitoj me rezultat të ngushtë 3-2. Në finale Chris Doran edhe njëherë e tregoi klasin e tij dhe e mposhti Fatin me rezultat 3-1 dhe kështu arriti ta mbrojtur titullin e kampionit të këtij turneu.
FITUESIT
Femrat
1.Linda Zeqiri
2.Shega Hashani
3.Alma Mehmeti
3.Lenë Osmani
Meshkujt
1.Chris Dora
2.Fatih Karabaxhaku
3.Blend Hajdari
3.Kreshnik Mahmuti /Kosova.info/
