Lewandowski rebelohet edhe më shumë, merr edhe një vendim ndaj Bayernit

Robert Lewandowski dhe Bayern Munich janë kthyer nga një çift shembullor, në të qenit në mes të një divorci.

Reprezentuesi polak dëshiron të ndërpresë kontratën dhe të shkojë drejt Barcelonës, dhe klubi bavarez nuk është i gatshëm ta lërë atë të largohet.

Dëshmia e fundit e betejës së tyre të vështirë është se polaku refuzon, si një formë presioni, të bëjë para-sezon me klubin gjerman, sipas Sport1, transmeton Klankosova.tv.

Lojtari veteran, i cili në gusht mbush 34 vjeç, e ka bërë të qartë se dëshiron të prishë kontratën me Bayernin, pavarësisht se ka një marrëveshje deri në qershor të vitit 2023.

Komentet e tij të fundit gjatë stërvitjeve me kombëtaren nuk lënë vend për dyshime.

“Koha ime në Bayern ka mbaruar. Unë nuk shoh ndonjë shans për të vazhduar karrierën time atje”, tha Lewandowski.

“Zgjidhja më e mirë është një dalje. Unë shpresoj se ata nuk do të më mbajnë”, shtoi ai.

Si dëshmi e mëtejshme e refuzimit të tij për të mbetur i lidhur me Bayernin, Lewandowski, sipas Sport1, ka vendosur të mos marrë pjesë në stërvitjet parasezonale me skuadrën gjermane.

Ai beson se tashmë është jashtë dhe dëshiron të shtyjë edhe më shumë për një lëvizje, e cila është duartrokitur nga ata në Camp Nou.

Ata besojnë se kjo tregon qartë dëshirën e tij për të luajtur për Barcelonën dhe sepse ky qëndrim mund të ulë çmimin e largimit të tij nga Mynihu.

Lewandowski është ambicia e madhe e Barcelonës për sezonin 2022/23 dhe skuadra katalanase e pranon hapur se polaki është prioriteti i tyre dhe po balancojnë financat për të mbyllur nënshkrimin e tij.

Go to TOP