Liga e Kombeve/ Përplasje ‘titanësh’, publikohen formacionet zyrtare Spanjë – Portugali

Kush do të pasojë Portugalinë dhe Francën, dy fituesit e parë të Ligës së Kombeve?

Grupin 2 i Ligës A nis këtë edicion të ri me përballjen mes Spanjës dhe Portugalisë.

Të dyja kombëtaret u kualifikuan në Kupën e Botës, megjithëse shokët e Cristiano Ronaldos duhej të kalonin në play-off, dhe ky takim është një mënyrë e mirë për t’u përgatitur për Katarin. Por është gjithashtu, dhe mbi të gjitha, një ndeshje tashmë vendimtare për kërkimin e vendit të parë në grup, mes dy favoritëve, që do të sfidojnë Çekinë dhe Zvicrën brenda pak ditësh. Mbetet për t’u parë nëse do të mund të vendosin mes tyre pasi katër përballjet e fundit mes dy fqinjëve kanë përfunduar në barazim (tre 0-0 dhe të famshmit 3-3 në Botërorin 2018).

Dy përzgjedhjet kanë relativisht pak mungesa, por trajnerët kanë bërë disa ndryshime të vogla. Nga ana spanjolle nuk janë Laporte dhe Thiago Alcantara të lënduar. Luis Enrique do të luaj, si zakonisht, me formacionin 4-3-3, me treshen sulmuese Torres-Morata-Sarabia. Për Portugalinë, Vitinha, pozitiv me Covid-19, është i izoluar. Parizieni Danilo Pereira është titullar, ashtu si edhe Bruno Fernandes apo Bernardo Silva në 4-2-3-1. Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo do të startojë nga pankina.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Simon – Azpilicueta, Llorente, P.Torres, Alba – Soler, Busquets, Gavi – F.Torres, Morata, Sarabia

Portugalia: D. Costa – Cancelo, Danilo Pereira, Pepe, Guerreiro – Moutinho, Otavio – B. Silva, B. Fernandes, Leao – A. Silva

Go to TOP