Atletico fiton derbin ndaj Realit

Atletico Madrid ka fituar ndaj Real Madridit me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 35-të në La Liga.

Golin e vetëm dhe të fitores për Atleticon e shënoi Yannick Carrascon, në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë, Real Madridi kishte një mori rastesh, por që portieri i Atleticos, Jan Oblak, ishte në formë fantastike.

Atletico, pas fitores mbetet në vendin e katërt me 64 pikë, pas 35 ndeshjeve, derisa Real Madrid qëndron në pozitën e parë me 81 pikë.

Go to TOP