Milani fiton me përmbysje ndaj Veronës, i afrohet titullit
Milani ka shënuar fitore të thellë ndaj Hellas Veronës, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me Davide Faraonin, në minutën e 38-të, derisa pak para se të përfundonte pjesa e parë, Milani e barazoi rezultatin me Sandro Tonalin,
Në pjesën e dytë, Milani shënoi edhe dy herë, me Tonalin, në minutën e 49-të, derisa Alessandro Florenzi, vulosi fitoren në minutën e 86-të.
Milani pas fitores mbetet në vendin e parë me 80 pikë, pas 36 ndeshjeve, derisa Verona në pozitën e 9-të me 52 sosh.
