Mori mesazhe kërcënuese në “Facebook”, prishtinasi ankohet në polici
Një burrë nga Prishtina ka njoftuar policinë e Kosovës se ka pranuar mesazhe kërcënuese në rrjetin social “Facebook”.
Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.
Rasti po hetohet nga policia.
“Prishtinë 04.05.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrjetin social Facebook ka pranuar mesazhe kërcënuese. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
