VIDEO/ Shikoni golin më të çuditshëm të sezon

Futbollistët e Bolton mundën dje në shtëpi Fleetwood me rezultat 4-2 në ndeshjen e javës së 46-të në Liga 1 angleze.

Videoja e golit të dytë të ndeshjes bëri me shpejtësi xhiron e botës, duke qenë se është goli më i çuditshëm i sezonit.

Kështu, në minutën e 37-të të ndeshjes, Dion Charle i Boltonit shënoi nga mesfusha për 1-1 në mënyrë të pabesueshme.

Sulmuesi 26-vjeçar rrëshqiti për t’ia larguar topin lojtarit kundërshtar, por e gjuajti aq fort sa përfundoi në portën e Fleetwood.

Bolton me këtë fitore në fund të sezonit u ngjit në vendin e nëntë, ndërsa sezonin e ardhshëm do të vazhdojë të luajë në kategorinë e tretë të futbollit anglez.

Go to TOP