Barcelona mposhtet nga Rayo Vallecano
Barcelona duhet ende të vuajë për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. “Blaugranat” dështojnë të marrin pikë për të dytën ndeshje radhazi në “Camp Nou” e nëse numërojmë është disfatën në Europa League ndaj Eintracht Frankfurtit, bëhen tri ndeshje radhazi në këtë stadium mitik që skuadra e Xavi Hernandezit del e humbur.
Në takimin përmbyllës të javës së 33-të të La Ligas, Barceloa u mposht 0-1 nga Rayo Vallecano e Ivan Balliut, me futbollistin e Kombëtares Shqiptare që luajti titull e qëndroi në fushë deri në fund.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Garcia që në minutën e 7-të e megjithëse “blaugranat” patën 97 minuta në dispozicion për të kthyen ndeshjen, nuk arritën të shënon qoftë një gol.
Edhe pas kësaj disfate Barça mbetet në vendin e dytë me 63 pikë, aq sa ka grumbulluar dhe Sevilla, ndërsa Atetico është e katërta më dy pikë më pak. Betisi, që do t’i rrezikonte skuadrës së Xavit pjesëmarrjen në Champions ka mbetur në kuotën e 57 pikëve.
