Trajneri i Kosovës në futsall flet pas fitores ndaj Bullgarisë

Kosova në futsall ka shënuar fitore kundër Bullgarisë me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2024.

Pas ndeshjes ka folur selektori i Kosovës, Arben Simitçiu, i cili është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve.

Jam shumë i lumtur për fitoren e sotme sepse këtë e kemi pritur kohë të gjatë, Kjo është fitorja e parë në kualifikimet për Botëror. I urojë djemtë sepse kanë qenë faktorët kryesor për fitoren e sotme. Ata i kanë përmbushur detyrat taktike që i kanë pasur nga unë deri në fund për çka i përgëzoj”, është shprehur Simitçiu.

“Gjithashtu këtë fitore duam t’ia dedikojmë presidentit Ademi për mandatin e ri, por edhe tifozëve tanë dhe tërë Kosovës”.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më 9 prill ndaj Armenisë, derisa më 11 prill ndaj Skocisë. 

Go to TOP