Oficieri i pensionuar indian i bën apologjetikë Rusisë, çfarë thotë për bombardimet e NATO-s më 1999-ën

Brig  V Mahalingam, i cili ka qenë oficer i ushtrisë indiane ka reaguar rreth luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili i ka mbajtur anë Rusisë dhe ka kritikuar NATO-n.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se Jugosllavia është ndarë pasi ajo ishte bombarduar në vitin 1999.

“Kush e kreu një fushatë bombardimi ajror kundër Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës? Sulmet ajrore zgjatën nga 24 mars 1999 deri më 10 qershor 1999. Jugosllavia u nda.  Rusia apo NATO?” tha ai.

Në këtë vijë, ai tha ka pyetur se a duhet që të kihet kujdes ndaj Rusisë, pasi që sipas tij NATO ishte ajo që ka ndërhyrë në shtete si Iraku, Afganistani dhe Siria.

“Kush hyri në Irak, Afganistan, Siri etj? Kush mendoni se duhet mbajtur larg? Rusia?” përfundoi ai.

Who carried out an aerial bombing campaign against Yugoslavia during the Kosovo War? The air strikes lasted from 24 March 1999 to 10 June 1999. Yugoslavia was split. Russia or NATO? Who barged into Iraq, Afghanistan, Syria etc? Who do you think should be kept away? Russia? https://t.co/079UwAH9QB

— Brig V Mahalingam (@BrigMahalingam) April 1, 2022


Go to TOP