Gjithnjë e më shumë rusë dëshirojnë të ikin nga vendi: Çmimi i biletave dhjetëfishohet

Ditëve të fundit çdo herë e më shumë rusë dëshirojnë të largohen nga vendi, por çdo herë e më vështir bëhet. Çmimet e biletave të aeroplanëve janë shtrenjtuar dhjetë herë e më shumë, para se Rusia ka filluar siç e quajtën “operacion special” në Ukrainë. Kështu për ditët në vijim janë shitur të gjitha biletat në fluturimet për Erevean në Armeni, Istanbul, Beograd dhe Helsinki, transmeton Kosova.info.

Për një fluturim deri në Dubai duhet ndarë 3.600 euro. Para ofensivës ruse një biletë për Dubai kushtonte 300 euro.

Numri i fluturimeve në vendet e jashtme ka rënë dukshëm pasi shumë vende evropiane dhe të tjera kanë ndërprerë lidhjet ajrore me Rusinë dhe kanë mbyllur hapësirën ajrore, ku linjat e transportit hekurudhore dhe ato rrugore kanë qenë në plan të parë.

Shumë rusë kanë mbërritur në kryeqytetin e Finlandës me trenin me shpejtësi të lartë Allegro nga Shën Petersburg. Sot është e vetmja rrugë hekurudhore që funksionon midis Rusisë dhe BE-së. Të gjitha biletat për ditët në vijim janë shitur.

Sipas euronews pas agresionit rus në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore, më shumë rusë po kërkojnë të largohen nga vendi, nga frika, veçanërisht, nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Natyrisht që motivimet e udhëtarëve kanë ndryshuar brenda një jave. Ne mund të shohim nga bagazhet që njerëzit mbajnë se ata po lëvizin në një vend tjetër, duke lëvizur përgjithmonë,” thotë Topi Simola, nënkryetar i lartë i kompanisë shtetërore hekurudhore finlandeze VR Railways.

Vëzhguesit vërejnë se “emigrimi” mbetet pyetja kryesore e kërkimit të ditëve të fundit midis rusëve.

“Nuk presin asgjë të mirë, nuk ndihen të sigurt, e dinë që gjendja ekonomike do të përkeqësohet. Shumë nuk mund të qëndrojnë në Rusi për arsye morale”, thotë Elena.

Shpallja e ligjit ushtarak, thonë ekspertët, do të jetë e paprecedentë në historinë moderne ruse dhe mund të çojë në mobilizimin masiv të popullatës mashkullore dhe mbylljen e kufijve.

Sipas njoftimeve në të ardhmen do të jetë shumë vështirë largimi nga Rusia.

Aerofloti ka theksuar se më 8 mars do të ndërpresë të gjitha lidhjet ajrore me jashtë, përveç Bjellorusisë.

Administrata shtetërore ruse e aviacionit ka theksuar se avionët ruse me personel ndërkombëtare do të ndërpresin transportin e njerëzve dhe ngarkesave nga Rusia më 6 mars dhe fluturimet për Rusi më 8 mars.

Banka qendrore ruse ka kufizuar shumën të cilën rusët mund tu dërgojnë të afërmeve jashtë vendit në 5.000 dollarë në muaj. /Kosova.info/

Go to TOP