Imazhet satelitore tregojnë konvojin e ushtrisë ruse në afërsi të Kievit
Konvoji i ushtrisë ruse është nisur drejt Kievit, e këtë e dokumentojnë imazhet satelitore.
Maxar ka publikuar imazhet satelitore të konvojit të ushtrisë ruse, që janë nisur kah Kievi.
Kompania amerikane Maxar Technologies ka realizuar një video, ku shihet makineria luftarake e Rusisë në afërsi të kryeqytetit ukrainas.
Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se progresi i konvojit rus ka ngecur – por sulmet mbi kryeqytetin ukrainas nuk kanë të ndalur.
