Lufta/ Pritet raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, Kievi zyrtar: I mbetemi qëndrimit tonë
Midis Rusisë dhe Ukrainës pritet të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve. Siç bëjnë të ditur mediat e huaja pas bisedimeve të dy ditëve më parë ku nuk u arrit asnjë rezultat, pritet një raund tjetër bisedimesh.
Megjithëse nuk është bërë e ditur se ku dhe kur do të zhvillohen diskutimet, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia kishte një delegacion të gatshëm për të vazhduar bisedimet. Ndërsa këshilltari presidencial ukrainas Olexiy Arestovych deklaroi më herët për Suspilne TV se bisedimet do të zhvillohen. Por ai tha: “Unë mendoj se gjërat do të mbeten të njëjta. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do t’i mbetemi qëndrimit tonë.”
