Çfarë do të ndodhë me samitin Biden – Putin pasi trupat ruse u futën në Ukrainë?
Një samit Biden – Putin duket se ka pak gjasa të ndodhë, pas veprimeve të fundit të Rusisë në Ukrainë.
Kështu raporton CNN duke cituar një burim të lartë në administratën amerikane.
Të dielën, Shtëpia e Bardhë ka shprehur gaitshmëri për një samit Biden – Putin, pas propozimit nga presidenti francez Makron, “për aq sa Rusia nuk e pushton Ukrainën”.
Mirëpo, siç duket pas veprimeve të fundit të Rusisë, ku trupat ruse veçse kanë filluar të futen në Ukrainë pas “njohjes së dy republikave” në lindje të Ukrainës, ky samit do të dështojë.
“Në bazë të asaj që po shohim në terren, duket se do të jetë e vështirë që të mbahet ky samit, pasi që Rusia vetëm se po e shton agresionin e saj”, i ka thënë ky zyrtar gazetarëve në SHBA.
