Heqja e maskës në publik, përgjysmohen gjobat e COVID-it
Janë bërë shtatë ditë që prej kur hynë në fuqi masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, e ku u bë e ditur se maska në ambiente të jashtme nuk është më e nevojshme.
Mos nevoja e bartjes së një të tille ndikoi në rënien e numrit të gjobave, ditëve të fundit, njofton Klan Kosova.
Madje, nëse bëhet një krahasim, tashti ka për gjysmë më pak dënime se sa një javë më herët kur bartja e maskës ishte obligative.
Në 24 orëshin e fundit u shqiptuan dënim vetëm për 230 persona. Kjo shifër ishte edhe më e ulët para tri dite, ku u dhanë vetëm 176 tiketa.
Ky numër ishte dukshëm më i lartë, vetëm një ditë para se masat e reja të hynin në fuqi, të ënjtën e 3 shkurtit ku u shqiptuan 389.
