Tensionet në Ukrainë: Burimet amerikane thonë se Rusia është 70 përqind e gatshme për të pushtuar
Rusia e ka mbledhur rreth 70 përqind të kapacitetit ushtarak të nevojshëm për një pushtim të plotë të Ukrainës në javët e ardhshme, thonë zyrtarët amerikanë.
Toka pritet të ngrijë dhe ngurtësohet nga mesi i shkurtit, duke i mundësuar Moskës të sjellë më shumë pajisje të rënda, thanë zyrtarët amerikanë që nuk deshën të bëjnë të ditur emrin e tyre.
Rusia thuhet se i ka vendosur më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, por e mohon se ka në plan ta sulmojë atë.
Zyrtarët amerikanë nuk dhanë prova për vlerësimin e tyre.
Ata thanë se informacioni bazohej në inteligjencën amerikane, por se nuk ishin në gjendje të jepnin detaje për shkak të ndjeshmërisë së tij, raportojnë mediat amerikane.
Zyrtarët thanë gjithashtu se nuk e dinin nëse presidenti rus Vladimir Putin kishte vendosur të ndërmerrte një hap të tillë, duke shtuar se një zgjidhje diplomatike ishte ende e mundur.
Duke folur në kushte anonimiteti, dy zyrtarë amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kushtet e motit do t’i ofrojnë Rusisë që të lëvizë pajisjet përpara nga 15 shkurti deri në fund të marsit.
Sipas raportimeve, zyrtarët paralajmëruan se një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë deri në 50,000 vdekje të civilëve.
Ata vlerësuan gjithashtu se një sulm mund të bëjë që kryeqyteti ukrainas, Kiev, të bjerë brenda disa ditësh dhe do të shkaktohej një krizë refugjatësh në Evropë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Grupi i parë zbarkoi në Rzeszoë në juglindje të vendit të shtunën. Administrata Biden njoftoi ditë më parë se do të dërgonte rreth 3000 trupa shtesë në Evropën Lindore.
Moska thotë se trupat e saj janë në rajon për stërvitje ushtarake, por Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë mbeten të shqetësuar se Kremlini po planifikon të nisë një sulm.
Tensionet vijnë gati tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë nga Ukraina.
