FOTO/ Vlahovic i mori numrin 7, por edhe vilën luksoze ku jetonte Cristiano Ronaldo
Dushan Vlahovic ishte blerja më e bujshme e merkatos së janarit në Serinë A.
Sulmuesi u transferua te Juventusi nga Fiorentina, në një lëvizje që prodhoi shumë polemika.
Megjithatë serbi tani do të nisë një etapë të re në karrierën e tij.
Sipas medias italiane “Tuttosport”, 22 vjeçari do të jetojë në super vilën në të cilën dikur ka qëndruar Ronaldo me familjen e tij.
Shtëpia ndodhet në një zonë periferike, ku luksi nuk mungon.
Te Juventusi, Vlahovic do të mbajë veshur numrin 7, ashtu si Cristiano Ronaldo dikur.



