AKB: Kosova barazohet me çmime të energjisë me EU
AKB-ja e kundërshton rritjen e energjisë elektrike e cila do e rëndon edhe më shumë ekonominë prodhuese, përpunuese dhe shërbyese, por edhe qytetarët e Kosovës.
“ZRrE-ja nëse rrit çmimin e propozuar të energjisë elektrike Kosova do e zë vendin e parë në Gadishullin Ballkanik, duke e tejkaluar edhe Greqinë, Bullgarinë e Kroacinë duke u barazuar me çmimet mesatare energjetike me EU”, thuhet në reagimin e AKB-së.
Sipas AKBS-së, qeveria e vendit është pa strategji zhvillimore dhe energjetike, po agjendë dhe vizion afat shkurt e afat mesëm do e dëmton rëndë investitorët vendor dhe të huaj dhe qytetarin e vendit.
“AKB-ja është duke zhvilluar një studim lidhur me trendin energjetik në Ballkan dhe EU ku së shpejti do të publikon”, përfundon reagimi. /Kosova.info/
