MSh-ja u bënë thirrje qytetarëve që ta marrin dozën përforcuese kundër Covid-19
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë edhe sot thirrje qytetarëve që të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.s.
Kjo pasi sipas tyre me marrjen e kësaj vaksine qytetarët do të kenë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e virusit.
“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, thuhet në njoftim.
Prev Post
Rrahje mes 6 të miturve në Prishtinë
