453 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë aktualisht raste aktive me Covid-19 janë 453.
Sipas MSh-së në 24 orët e fundit janë shëruar tetë qytetarë, ndërsa janë regjistruar edhe 42 raste të tjera me Covid-19.
Gjatë 24 orëve janë vaksinuar 2 mijë e 18 persona, ndërsa numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 881 mijë e 28 persona, kurse me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 janë vaksinuar 782 mijë e 696 qytetarë.
