Mbaron numërimi në Prishtinë, fiton Përparim Rama

Ka mbaruar numërimi i votave në Komunën e Prishtinës.

Sipas rezultateve nga KQZ-ja, Përparim Rama nga LDK-ja ka marrë 51.07 për qind të votave në Prishtinë.

Në anën tjetër, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 48.93 për qind të votave.

Kujtojmë se Vitia në një konferencë për media ka pranuar humbjen në Prishtinë, ndërsa Rama ka deklaruar para mediave se është falënderues ndaj çdo votuesi për mundësinë e dhënë. 

Go to TOP