Ilir Ferati: Ky është Istogu i Ibrahim Rugovës

Kandidati i LDK-së, Ilir Ferati sic duket po fiton në Istog me rezultat deri më tani 56.30%.

Ai madje ka ftuar të gjithë qytetarët për festë në sheshin e qytetit.

Postimi në Facebook:

FALEMINDERIT, ISTOGU JONË!

Ky është Istogu i Ibrahim Rugovës. Rrugëtuam bashkë, ecëm drejt, u bashkuam të gjithë për Istogun tonë – prandaj bashkarisht fituam! Nga sot ky qytet do jetë i të gjithëve e për të gjithë – pa dallim!

Tani po festojmë bashkë, ju ftoj të gjithëve për festë në sheshin e qytetit!

Përzemërsisht i juaji,

Ilir F. Ferati

Go to TOP