Diferenca me rreth 30 për qind, ja kush po prin në Gjakovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar 40.53 për qind e votave.
Sipas votave të numëruara deri më tani, Ardian Gjini nga AAK, është duke prirë me 64.60 për qind të votave.
Në anën tjetër, Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka marrë vetëm 35.40 për qind të votave në këtë komunë.
Diferenca mes Gjinit dhe Kusari-Lilës aktualisht në Gjakovë është me rreth 30 për qind.
