Rreth 24 për qind votuan deri në orën 15:00
Në ora 07:00 u hapën vendvotimet në 21 komunat e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në ora 15:00, rreth 24 për qind e qytetarëve ushtruan të drejtën e tyre të votimit.
Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.
