Në fustanin vjollcë Marina merr poza unike me barkun e rrumbullakosur

Marina Vjollca është një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar.

Ka vite që ushtron profesionin si moderatore ku njëherish është bërë edhe një nga më të dashurat e publikut.

Ka disa muaj që Marina ka treguar se do të bëhet nënë për herë të parë, ndaj nuk po mungojnë foto me barkun e rrumbullakosur.

Ani pse ende është duke moderuar “Klaniforninë” ajo po vazhdon të shfaqet me barkun e fryrë.

Së fundmi ka postuar disa imazhe në fustanin ngjyrë vjollcë ku mori komplimente për këtë paraqitje kaq të bukur.

Kujtojmë se Marina është e martuar me reperin kosovar Ghetto Geasy.

Go to TOP