“Katari 2022”, Premier Liga njofton kalendarin për sezonin 2022/23
Premier Liga ka konfirmuar datat e sezonit 2022/23.
Sezoni është përshtatur për të akomoduar Kupën e Botës FIFA Katar 2022, e cila do të zhvillohet në mes të kalendarit vendas.
Sezoni i ardhshëm i Premier Ligës do të nisë më 6 gusht 2022.
Ndeshja e xhiros së 16-të do të jetë grupi i fundit i ndeshjeve të luajtura gjatë fundjavës 12-13 nëntor përpara periudhës së thirrjes për turneun që fillon të hënën më 14 nëntor.
Liga do të rifillojë në ‘Boxing Day’ pas finales së Kupës së Botës FIFA, e cila zhvillohet të dielën më 18 dhjetor 2022.
Xhiro finalet e ligës do të luhet më 28 maj 2023, kur të gjitha ndeshjet do të fillojnë njëkohësisht si zakonisht.
