Barcelona e dëshiron Sterlingun në janar si huazim
Barcelona vazhdon të mbajë interesim për anësorin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.
Raheem Sterling po konsiderohet si një shtesë e mundshme e janarit nga Barcelona, e cila mund të shikojë të marrë në formë huazimi anësorin e Manchester Cityt, me opsionin për të blerë.
‘Marca’ raporton se Sterling, së bashku me yllin e RB Leipzig, Dani Olmo, janë dy kandidatët e mundshëm për të mbërritur në Camp Nou në afatin kalimtar të dimrit, megjithëse mund të ketë një hezitim nga ana e Cityt për të rënë dakord për një marrëveshje.
Ndërkohë ‘MundoDeportivo’ ka sygjeruar se Barcelona mund të bëjë një lëvizje edhe për anësorin tjetër të Manchester Cityt, Ferran Torres.
Prev Post
Donaldi ka një sygjerim për Kledin
