Skandali i vjedhjes së naftës në QKMF në Gjakovë, policia konfiskon cisternat me naftë të ‘Petrol Company’

Policia e Kosovës ka konfiskuar cisternat me naftë të ‘Petrol Company’ pas zhdukjes së rreth 1 mijë litrave naftë nga kaldaja e ngrohjes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brekoc të Gjakovës, tri ditë më parë.

Komuna e Gjakovës kishte njoftuar se kjo sasi e naftës nuk ishte sjellë asnjëherë në rezervuarët e saj që furnizoheshin nga “Petrol Company”.

“Komuna e Gjakovës informon opinionin lidhur me raportimet mediale për mungesën e naftës për ngrohje në QKMF-në e qytetit se sasia e naftës nuk është sjell asnjëherë në rezervuarët e saj. Pasi që është hetuar sasia e munguar e naftës, janë dhënë udhëzimet që rasti të paraqitet te organet e drejtësisë për hetim. Hetimet do ta zbardhin të vërtetën, ndërkaq vendimet proporcionale do të merren me përfundimin e tyre”, thuhej në reagimin e Komunës së Gjakovës

Për këtë rast Prokuroria e Gjakovës kishte filluar menjëherë hetimet.

Nafta në QKMF përdoret për ngrohje, ndërsa është kuptuar që është zhdukur në momentin kur është dashur të ndizet ngrohja.

Go to TOP