Zjarret në Turqi mund ta lënë botën pa mjaltë pishe

Bletari Mustafa Alti, dhe i biri i tij, Fehmiu, ishin shumë të zënë duke u kujdesur për zgjuat e tyre, para se zjarret e egra të shkretonin një rajon të pasur baritor të Turqisë, i cili prodhon pjesën më të madhe të mjaltit të çmuar të pishës, që e konsumon bota.

Tani, familja Alti dhe brezat e tjerë të bletarëve në provincën e Muglës, në Egje, mezi po arrijnë të gjejnë punë të tjera për të siguruar jetesën, dhe po pyesin veten se sa dekada do të duhen që jeta e tyre të kthehet në binarë. 02

Go to TOP