United barazon me Evertonin

Manchester United ka mbetur në barazim me Evertonin 1-1 në kuadër të javës së shtatë në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Anthony Martial në minutën e 43-të, me ketë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë në të mirë të Unitedit.

Në pjesën e dytë, Evertoni e barazoi rezultatin me anë të Townsend, në minutën e 65-të, me këtë rezultat 1-1 përfundoi ndeshja.

United pas këtij barazimi pozicionohet në vendin e dytë me 14 pikë, teksa Evertoni me pikët e njëjta në vendin e tretë.

 

Go to TOP