Zëdhënësi i AAK-së për Kurtin: Shefi i mercenarëve është strukur, s’po i dihet adresa

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se sulmet kundër liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj nga siç i quan ai “mercenarët anonimë” vetëm se e shpërfaqin shqetësimin e tyre për dështimin e qeverisë së nepozitmit.

Blaka ka shkruar në Facebook se opozita nuk dorëzohet para atyre që karrierën e ndërtojnë me shpifje.

“Zëri i opozitës nuk shtypet nga mercenarët anonimë, që karrierën e tyre mundohen ta ndërtojnë përmes shpifjeve”, ka deklaruar Blaka.

Blaka ka shtuar se Haradinaj ballafaqohet me secilën temë, secilin problem, ofron zgjidhje e alternative pranon edhe kritika.

“Por, shefi i mercenarëve është strukur e nuk po i dihet adresa. As “fitorja plebishitare” nuk i bën më punë. Ai ka humbur. Ka dështuar siç dështon secili mashtrues!”, ka shkruar Blaka.

Go to TOP