Mijëra njerëz në Bosnje dhe Hercegovinë u mblodhën të dielën për të përkujtuar masakrën e Srebrenicës – gjenocidin e vetëm të njohur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – dhe për të varrosur eshtrat e 19 viktimave të identifikuara së voni.
Masakra ndodhi në korrik të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. /rel/
Mijëra njerëz morën pjesë në shënimin e 26-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, më 11 korrik, 2021.Forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.Eshtrat e 19 viktimave të Srebrenicës, të identifikuara së voni, u varrosën të dielën në Qendrën Përkujtimore Potoçari.Mevlida Aliq varrosi vëllain e saj, Jusuf Aliq.Viktima më e re që u varros ishte Azmir Osmanoviq, i cili ishte 16 vjeç kur u vra.Viktima më e vjetër që u varros të dielën, ishte Husein Kurbashiq – 63 vjeç në kohën kur u vra.Tabutet e viktimave në Potoçari, 11 korrik.Familjarë të viktimave të Srebrenicës.Përgatitjet për varrimin kolektiv.Qendra Përkujtimore Potoçari.Masakra e Srebrenicës është njohur si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.