Hoti: Rasti “Lule Gjeli” duhet të zbardhet, prokuroria të veprojë me urgjencë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me rastin e njohur si “Lule Gjeli” duke e cilësuar atë si një kambanë alarmi për mënyrën se si, sipas tij, është zhvilluar debati politik në Kosovë ndër vite.

Hoti ka deklaruar se për vite me radhë gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë helmuar jetën politike, ndërsa profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Sipas tij, hetimet duhet të zbardhin lidhjet e “Lule Gjelit” me atë që ai e quan makineri propaganduese të Lëvizjes Vetëvendosje duke shtuar se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, por për një model të rrezikshëm të të bërit politikë.

Hoti i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë me urgjencë duke theksuar se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe se përgjegjësit për, siç është shprehur ai, nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes në shoqëri duhet të japin llogari. /Kosova.info/


Go to TOP