Atletico Madridi e transferon yllin koreanojugor Lee Kang-In

Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit koreanojugor Lee Kang-In nga Paris Saint-Germain.

Njëzet e pesë vjeçari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2031, ndërsa  vlera e marrëveshjes mund të arrijë deri në dyzet milionë euro.

Lee rikthehet në futbollin spanjoll pas dy sezoneve te PSG, ku zhvilloi 124 ndeshje, duke shënuar gjashtëmbëdhjetë gola dhe duke regjistruar gjashtëmbëdhjetë asistime.

Në njoftimin zyrtar, Atletico e ka përshkruar futbollistin si një mesfushor ofensiv me këmbë të majtë, i cili mund të luajë edhe në të dy krahët e sulmit, duke veçuar vizionin, teknikën dhe aftësinë e tij për të pasuar e për të goditur drejt portës.

Para transferimit në Francë në vitin 2023, Lee kishte luajtur në La Liga me Valencia dhe Mallorca.

Gjatë periudhës te PSG, ai ka fituar dy trofe të Champions League, tre tituj të Ligue 1, dy Kupa të Francës, dy Superkupa të Francës, një Superkupë të UEFA-s dhe një Kupë Interkontinentale.

Me Kombëtaren e Koresë së Jugut, Lee ka zhvilluar pesëdhjetë ndeshje dhe ka përfaqësuar vendin e tij në Kampionatet Botërore të viteve 2022 dhe 2026.


Go to TOP