Fenerbahce mohon zërat për ofertat ndaj Leao e Demiroviq

Fenerbahce ka hedhur poshtë raportimet se ka bërë oferta për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, dhe atë të Stuttgart, Ermedin Demiroviq.

Në një deklaratë zyrtare, klubi turk i ka cilësuar të pavërteta lajmet që flisnin për një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh për Leao, ku përfshiheshin shuma e transferimit dhe paga e futbollistit.

“Deklarimet se kemi bërë një ofertë prej afërsisht 100 milionë eurosh për Rafael Leao janë plotësisht të rreme. Nuk kemi bërë asnjë ofertë për lojtarin apo klubin e tij”, thuhet në reagimin e Fenerbahce.

Po ashtu, drejtuesit e klubit e kanë mohuar edhe interesimin për sulmuesin boshnjak Ermedin Demiroviq, duke theksuar se nuk është bërë asnjë përpjekje për transferimin e tij.

Fenerbahce ka bërë të ditur se fokusi i vetëm i skuadrës është ndeshja e kthimit në raundin e dytë kualifikues të Champions League, ku mbron epërsinë 1:0 të fituar në takimin e parë.


Go to TOP