​Prokuroria kërkon paraburgim për shtetasin serb të dyshuar për trafikim armësh

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një shtetas i Republikës së Serbisë është arrestuar nën dyshimin për importim, eksportim, furnizim, transportim, prodhim të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari me inicialet Z.M. është arrestuar në flagrancë më 22 korrik 2026, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas hetimeve intensive dhe grumbullimit të provave materiale.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, nga neni 364 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se armët e zjarrit dyshohet se janë importuar nga Serbia dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Kosova.info/

Go to TOP