Messi: Me zemër dhe karakter u rikthyem në finalen e Botërorit

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, nuk e fshehu krenarinë pas fitores së madhe 2-1 me përmbysje ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, sukses që e dërgon “Albicelesten” në një tjetër finale botërore.

Messi theksoi se ky sukses është fryt i punës dhe sakrificës së skuadrës, duke nënvizuar se Argjentina e ka merituar plotësisht rikthimin mes ekipeve më të mira në botë.

“Edhe një herë treguam se askush nuk na ka dhuruar asgjë dhe jemi rikthyer mes skuadrave më të mira të botës. Jam shumë krenar që i dhuruam një gëzim kaq të madh gjithë popullit argjentinas”, deklaroi Messi.

Ylli argjentinas vlerësoi reagimin e ekipit pas disavantazhit, duke theksuar se fitorja erdhi falë inteligjencës në lojë, cilësisë dhe shpirtit luftarak të skuadrës.

“Ishte vetëm një ndeshje futbolli. Donim të fitonim dhe të shkonim në finalen e Botërorit. Jemi të lumtur që e arritëm sërish, sidomos për mënyrën si e bëmë, kur kishim gjithçka kundër. Me inteligjencë, me futboll dhe me vullnet”, theksoi ai.

Në fund, Messi u ndal te forca e grupit dhe rëndësia e arritjes së një tjetër finaleje botërore për tifozët argjentinas.

“Ky grup ka treguar edhe një herë se çfarë është i aftë të bëjë. Tani duhet të shijojmë momentin. Kemi treguar se japim gjithmonë maksimumin dhe u dhurojmë lumturi argjentinasve. Të luajmë përsëri një finale të Kupës së Botës është diçka e jashtëzakonshme. Pavarësisht se si do të përfundojë, duhet ta vlerësojmë këtë rrugëtim”, përfundoi kapiteni i Argjentinës.


Go to TOP