Arrestohet në kufi një shtetas i huaj, dyshohet për dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës

Një shtetas i huaj është arrestuar në Pikën Kufitare në Stançiq, pasi kërkohej me urdhërarrest të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas policisë, arrestimi është kryer më 12 korrik 2026. I dyshuari kërkohej lidhur me veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, e cila dyshohet se ishte kryer më 30 tetor 2025 përmes një rrjeti social.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Go to TOP