Drilon Rama triumfon me TKO ndaj çekut dhe mbetet i pamposhtur
Boksieri shqiptar Drilon Rama ka vazhduar serinë e tij perfekte në karrierën profesionale, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në po aq meçe të zhvilluara.
Rama u përball me çekun Jan Maršálek në Porsche Arena të Stuttgartit, ku dhuroi një paraqitje dominuese dhe e kontrolloi duelin që nga fillimi.
Pas një performance të fortë, shqiptari arriti ta detyronte gjyqtarin të ndërpriste meçin në minutën 2:36 të raundit të tretë, duke fituar me ndërprerje teknike (TKO).
Me këtë triumf, Drilon Rama e ruan rekordin e tij të përsosur prej 7 fitoresh në 7 përballje profesionale, duke mos njohur ende humbje në ring.
Fitorja ndaj Maršálekut është një tjetër hap i rëndësishëm për boksierin shqiptar, i cili po vazhdon ngjitjen drejt niveleve më të larta të boksit profesionist.
Paraqitjet e fundit kanë treguar rritjen e vazhdueshme të Ramës, i cili po dëshmon se është një nga emrat shqiptarë më premtues në skenën ndërkombëtare të boksit.
