Sulm me thikë në Ferizaj: Plagosen dy persona, i dyshuari arratiset
Një incident me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ferizaj, ku dy persona dyshohet se janë sulmuar me thikë.
Siç ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rasti ka ndodhur rreth orës 07:50 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj.
Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore.
“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Kanuni për Klankosova.tv.
