Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga Samiti i NATO-s.
Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar fotografi ku shihet krah presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
“Ankara, Turqi – Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdogan, në Pallatin Presidencial, pas Samitit të NATOS e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Rama.
