Vizita e zv/ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, priti zëvendësministrin italian të Punëve të Jashtme, Edmondo Cirielli, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, si dhe zhvillimet politike në vend, sipas komunikatës së MPJD-së.

Të dy palët, thuhet në njoftim, theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe projekteve të përbashkëta.

Konjufca falënderoi Italinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë një prej partnerëve më të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Go to TOP