FC Prishtina zyrtarizon mesfushorin Arjanit Fazlijën
FC Prishtina ka prezantuar mesfushorin 21-vjeçar Arjanit Fazlija si përforcimin më të ri për sezonin e ri.
Futbollisti vjen nga futbolli gjerman, ku së fundmi ishte pjesë e Greuther Fürth, ndërsa më parë ka luajtur edhe për ekipin U19 të Bayer Leverkusen dhe ka nisur karrierën te akademia e Viktoria Köln.
Fazlija ka qenë gjithashtu pjesë e të gjitha grupmoshave të Kosovës, nga U15 deri te U21. Pas zyrtarizimit, ai u shpreh i lumtur për transferimin:
“Është nder për mua të luaj për këtë klub me histori të pasur dhe për tifozët e tij të mrekullueshëm. Do të jap gjithçka për ekipin dhe kryeqytetin, në mënyrë që ta festojmë së bashku suksesin. Forca Prishtina!”.
