Rama sfidon Dejona Mihajlin: Kallxoju kosovarëve kush je dhe prej kujt paguhesh

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Dejona Mihajlit përmes një postimi publik duke ngritur pyetje mbi rolin dhe ndikimin e saj në vendimmarrjen politike në Kosovë.

Rama deklaroi se i ka kërkuar edhe më herët Mihajlit të sqarojë para qytetarëve identitetin e saj, aktivitetin që zhvillon në Kosovë dhe burimin e të ardhurave të saj.

“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?!”, ka shkruar ai.

Më tej, kryetari i Prishtinës shtroi edhe pyetjen se çfarë legjitimiteti ka Mihajli për të folur dhe vendosur për çështje që prekin qytetarët e Kosovës.

“Kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”, përfundoi Rama në reagimin e tij. /Kosova.info/


Go to TOP