Sekuestrohen substanca të dyshuara narkotike në Prishtinë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të substancave të dyshuara narkotike në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për parandalimin dhe luftimin e narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni është realizuar nga zyrtarët e Stacionit Policor Veriu, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, gjatë zbatimit të planit operativ kundër veprimtarive të paligjshme që lidhen me narkotikët.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore, është intervistuar një person në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale në lidhje me rastin.

Policia nuk ka bërë të ditur detaje shtesë lidhur me llojin dhe sasinë e substancave të sekuestruara, derisa hetimet për rastin janë në vazhdim. /Kosova.info/

Go to TOP